1984 ( Botuar nga: Botime Pegi në 2020 )
Regjimi totalitar i Vëllait të Madh, që vëzhgon vazhdimisht gjithkënd dhe gjithçka nëpërmjet ekraneve të panumërta, ushtron kontrollin absolut mbi veprimet dhe ndërgjegjet e njerëzve. Gjithçka i shërben pushtetit. Librat, gazetat, arkivat dhe mendjet falsifikohen pareshtur, sepse "kush ka në dorë të shkuarën, ka në dorë të ardhmen; kush ka në dorë të tashmen, ka në dorë të shkuarën."
Kur George Orwell shkruante këtë libër, viti 1984 ishte e ardhme. Sot, ai vit është e shkuar. Por pas kësaj vepre, viti i vërtetë 1984 do të jetë gjithmonë një datë e së ardhmes, viti i fillimit të një epoke të mjegullt për historinë e njerëzimit; na paralajmëron se shteti terrorist që mbjell vdekje është vetëm një hap iarg të bërit realitet: Vëllai i Madh tashmë po na vëzhgon!
Pushteti nuk është mjet, është qëllimi. Askush nuk vendos diktaturën për të mbrojtur revolucionin, por krijon revolucionin për të rrënjosur diktaturën. Qëllimi i përndjekjes është përndjekja. Qëllimi i torturës është tortura. Qëllimi i pushtetit është pushteti.
‘Romani i Orwell-it është një paralajmërim për racën njerëzore. Ai thekson rëndësinë e qëndresës përballë kontrollit të masës dhe shtypjes.’
-The Guardian
‘Është thuajse e pamundur të përmendësh propagandën, mbikëqyrjen, politikat autoritare apo shtrembërimet e së vërtetës pa marrë si referencë veprën "1984". [...] Ai roman është njëkohësisht një ese e thellë politike dhe një vepër arti tronditëse dhe tragjike.’
-The Atlantic
‘Ai është shndërruar në një doracak për totalitarizmin, për shtetin që vëzhgon gjithçka, për pushtetin e mass-medias në manipulimin e opinionit publik, të historisë, madje edhe të së vërtetës.’
-Independent
Çmimi:
1000 Lekë