Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

Blije këtë produkt
1000 Lekë

101 rrëfenja anonime 1 ( Botuar nga: Uegen në 2019 )

Autori:  Grup autoresh
Përkthyesi:  Bajram Karabolli

E kishte ujdisur fati që Bardhyl Dardha të takohej me me të gjitha almiset e saj dhe ato të estetikës, me Fjalën, të cilën e ruante mënjanë si gjë të rrallë. Se e rrallë ajo ishte! Edhe ai i vetmuar, fillikat ndër korridoret e fjalës dhe gjente gardërobën e tyre, diku mbi një shtëpi të vjetër, diku bregut të detit, në lagjet jashtme të qytetit, pastaj duke ecur në rrafshinë, ku shkreta nuk humb larg dhe afër syrit kureshtar. Mblidhte dhe mbledh Fjalë Bardhyl Dardha, si të mblidhte shkarpa, ndizte dhe ndez zjarr me eshkë e uror me Fjalët ky Njeri Punës, vë në zjarr me ujë bjeshke Fjalët, qëron bykun dhe dhe pastaj del në dritë Rrëfenja, nga cilido vend i botës. Se e ka bërë punën pastaj për ta prurë shqip Bajram Karabolli, shqipëruesi dhe ky i jep po atë forcë që Fjala ka në origjinal dhe ia jep në dorë pastaj piktorit të madh Anastas Kostandini (Taso), i cili di t'u hyjë në Karakter dhe tu japë Fizionimi përplot personalitet dhe dritë, për t'i trupëzuar ato, duke u shtruar të hajë fillikat ose bashkë me personazhet pak bukë e ca më tej, në prush e nën hi fusë Fjalët dhe Ilustrimet, duke i mbështjellë me varak dhe u hyn përplot ëndje e pa fir në thelb të shpirtit, pasi e shkon nën hundë si një psherëtimë, duke belbëzuar gojëhapur në një zhaurimë që vërtet të kënaq, nëpër lloj-lloj britmash e vigmash, madje duke rrëkëllyer së bashku përkthyesi dhe piktori verën e kuqe, verë që e pinë drejt e nga gryka e shtambës duke e mbajtur lart me të dyja duart dhe ajo e uruar zvargohej teposhtë nëpër gjoks me një curril të hollë jete. Në ndërkohë ngrihet në sfond një muzikë me njëmijë e një tinguj njëherësh për t'u dhënë Fjalëve dhe Figurave dritë të veçantë perëndie....

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Uegen (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 03 4007
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 64
  • Përmasat e librit: 188 x 278 x 10 mm

Njihu me Autorin

Grup autoresh -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania